2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe dronëve “Samel-90”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.

“Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”, shkruan Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img