Kryeministri Albin Kurti është takuar dje me kryetarët e komunave të Kosovës, ku kanë nënshkruar “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”.
Gjatë kësaj ceremonie, janë kapur edhe disa momente humori. Ka qenë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i cili ka bërë Kurtin dhe kryetarët e komunave të qeshin.
“E ke rrit numrin e madh ti Mitrovicë”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, fjali pas së cilës shpërthejnë të qeshurat.
Më pas dikush i sugjeron Kurtit që t’i bëjë kryetarët e komunave më shpesh bashkë. Sërish ndërhyn Lladrovci, duke i thënë se “ku je bre. E madhe je. Mbesë Drenice je”.
Kurti më pas dëgjohet duke folur për investimet./Express