Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për refuzimin e gazsjellësit amerikan në Kosovë. Ai ka thënë se me këtë vendim Kurti ia ka humbur Kosovës 1.2 miliardë dollarë.
Jo vetëm Kurti, për Haradinajn tha se për këtë fajtor janë edhe anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, për cilët vlerëson se “janë njerëz të huptë”.
Lexo Edhe:
Po ashtu, kreu i AAK-së thekson se për shkak të refuzimit të këtij investimi, pasojat janë evidente si rinovimi i termocentraleve dhe blerja e rrymës në shtetin serb.
“Janë humbur një miliardë e 200 milionë dollarë investim prej Albin Kurtit, prej Vetëvendosjes, prej kolegëve të tij. E kanë lënë Kosovën pa 500 Megavat, me teknologji të re duhet me thith ende pluhurin e teknologjisë së vjetër, duhet me i rinovu shpesh duhet me na ra turbinat, duhet me ble rrymë në Serbi me qu pare, për shkak se këta njerëz, më falni në shprehje, këta janë të huptë”, ka thënë ai në TV1.