0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi e quan dështim vizitën e Kurtit në ShBA: Askënd nuk e ka takuar në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilëson të dështuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

“Askënd nuk e ka takuar në Shtëpinë e Bardhë. Sullivan si këshilltar i Presidentit Biden për siguri, është njeri me rëndësi. Por nuk e ka takuar Kurtin në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Krasniqi në këtë intervistë.

Ai bën një krahasim.

“Për dallim nga z. Kurti, ne kemi hyrë në Shtëpinë e Bardhë edhe jo një herë, por disa herë. Ju siguroj se ajo fotografi te ato shkallë, nuk është Shtëpia e Bardhë, por një aneks jashtë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, këshilltari Sullivan dhe çdo këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, zyrën e vet ku punon e ka në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo pjesë ku ishte z. Kurti është njëfarë kompleksi ekzekutiv ku punon stafi dhe aty shkojnë edhe zyrtarë shumë të ultë se Kurti. Në të njëjtën kohë, ka qenë edhe kryeministri i Greqisë dhe e keni parë se ka qenë me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga Presidenti dhe zyrtarë të tjerë të lartë”, thotë ai televizionin publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img