2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Më shkaktoi nervozë” – Mehmet Kraja tregon pse reagoi në Facebook për shkronjën “Ë”

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja foli për reagimin e tij që bëri në rrjetin social, për një shkrim që është bërë në një prej mediat e Kosovës për shkronjën ‘Ë’.

Kraja në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se reagimet e tij në rrjetet sociale nuk janë shumë të shpeshta, mirëpo ai shkrim i shkaktoi nervozë atij.

“Nuk është se paraqitem shpesh në Facebook, por ishe një situatë që më shkaktoi nervozë. Sepse mënyra se si u trajtuar shkronja Ë, që për mua është sHkronjë identitare e gjuhës shqipe. Të them një gjë shumë të këndshme për ata që thanë atë cfarë thënë, kjo që ka të bëjë me gjuhën, ne që kemi punuar në median e shkruar jemi të ndjeshëm në raport me gjuhën e shkruar, më shumë sesa në gjuhën e folur. Drejtshqiptimi nuk është edhe aq problematik, drejtshkrimi është problematik gjithmonë. 

Natyrisht që gjuha pavarësisht se mund të kemi vërejtje shumë, them se ka një avancim. Nuk është aq keq sa ishte, ka një ndryshim cilësor”, tha Kraja.

Kujtojmë se Kraja në reagimin e tij në Facebook, për artikullin ‘Një shkronjë torturon një popull: A duhet ta heqim Ë-në nga alfabeti?”, pati thënë se kurrë në jetën e tij nuk pati lexuar një gjë më të shëmtuar për gjuhën shqipe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img