1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Portieri bëhet hit pasi ngushton portën e tij para çdo ndeshje në shtëpi për 20 centimetra

Portieri i Viking, Patrik Sigurour Gunnarsson është akuzuar se ka zvogëluar portën e tij në ndeshjet në shtëpi duke e lëvizur para fillimit të ndeshjes.

Pak sekonda përpara se gjyqtari të sinjalizonte për fillimin e pjesës së parë dhe të dytë, Patrick do të kapte portën e cila ishte lëvizëse dhe do ta shkelmonte që ta shtynte brenda.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe në pjesën e dytë me portën tjetër, sipas portalit norvegjez Aftenbladet.

Këtë “ceremoni”, Patrik e ka bërë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Jerv dhe Ham Kam në kampionatin vendas.

Sipas rregullave, distanca midis shtyllave është 7 metra e 32 centimetra dhe Gunnarsson arriti të zvogëlojë golin për 15 deri në 20 centimetra.

Islandez u mbrojt se ishte thjesht rituali i tij i zakonshëm dhe se ai nuk kishte bërë asgjë kundër rregullave. Federata Norvegjeze nuk kishte komentuar ende për këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img