1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 66 vjeçari që u plagos nga policia gjatë bastisjes në Prishtinë

Këtë të martë ka vdekur 66-vjeçari me inicialet B.B., i cili javë më parë ishte plagosur nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, gjatë një bastisje që po zhvillohej në pronën e tij në Prishtinë.

Ai ka vdekur rreth orës 14:30, në ditën e 24 në mjekimin intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Lavdim Morina, mjek kujdestar në Intensive.

“Po, mund të konfirmoj se sot rreth orës 14:30 ka vdekur pacienti i cili ishte në ditën e 24 në mjekim intensive”, deklaroi Morina.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë një bastisje të zhvilluar më 8 maj 2022 në Prishtinë, ka hasur në rezistencë nga tashmë i ndjeri, i cili më pas kishte pësuar lëndime si rezultat i plagosjes nga ana e një zyrtari policor.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetëmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit”, thuhej në raportin e policisë.

Si dëshmi materiale policia pati sekuestruar: pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img