1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i BE-së në Kosovë viziton një fshat me shumicë serbe në Vushtrri, thotë se janë shtuar incidentet ndër-etnike

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar një fshat të Vushtrrisë me shumicë serbe.

Ambasadori Szunyog përmes një cicërime në Twitter ka shkruar se nga fillimi i pandemisë janë shtuar incidentet ndër-etnike në Vushtrri dhe ato duhet të adresohen.

“Gjatë qëndrimit në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën lokale të serbëve të Kosovës. Incidentet ndër-etnike kanë qenë të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por janë shtuar që nga atëherë dhe duhet të adresohen. BE-ja qëndron për të drejta të barabarta”, ka shkruar Szunyog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img