23 vjeçari Herolind Çitaku ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në autostradën e Shkupit.
I ndjeri i cili po drejtonte makinën “Volkswagen Golf”, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët nga Emergjenca e Shkupit.
Pas vdekjes së 23-vjeçarit motra e tij ka bërë një postim prekës e cila ka shprehur dhimbjen e saj.
“Ah bre vlla ma kpute shpirtin. O vlla pse më le, nuk muj me jetu pa ty ma, ti je kanë gjithçka për mu bre vlla, të qoftë dheu i lehtë”, thuhet në postimin e saj.