-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në Stamboll, ISIS vrau dhe shqiptarë

Masakra që përgjaku festimet për vitin e ri në Stamboll të Turqisë duket të jetë vepër e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Grupi terrorist mori përsipër autorësinë e sulmit që la 39 të vdekur e rreth 70 të plagosur në një klub nate, përmes një deklarate në rrjetin social Twitter.

“Në vazhdimësi të operacioneve që ISIS po kryen kundër Turqisë, një ushtar hero i kalifatit sulmoi një prej klubeve më popullore në vend, ndërsa të Krishterët shënonin festën e tyre”, thuhej në deklaratë.

Të paktën 600 persona po festonin në orët e para të së dielës në klubin popullor të Reinas, kur një person i armatosur i veshur si babagjysh filloi të qëllonte pa dallim kundër turmës.

Shteti Islamik është fajësuar për sulmet e fundit që kanë goditur Turqinë në zemër të saj, kryesisht në shenjë hakmarrje për aksionin ushtarak që po ndërmerr Ankaraja kundër grupit në Sirinë fqinje. Në  deklaratën e tij, ISIS akuzon Turqinë për derdhjen e gjakut të myslimanëve përmes sulmeve ajrore e me mortaja në Siri.

Ndërkohe detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin në klubin e natës. Agresori që derdhi rreth 180 plumba tek turma që po festonte, mbërriti me taksi në vendin e ngjarjes, para se të nxitonte drejt hyrjes me një armë të marrë nga bagazhi i makinës.

Pasi vrau fillimisht një roje sigurie dhe një agjent udhëtimesh pranë hyrjes, për 7 minuta qëlloi pa dallim kundër njerëzve që po festonin…27 prej viktimave ishin shtetas të huaj, e sipas agjencise së lajmeve Presheva Jone mes tyre është edhe 1 shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në Turqi.

Dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur..Agresori që arriti të largohej në mes të kaosit thuhet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistani. Ndërsa konfirmoi zhvillimin e një operacioni të madh kërkimi ministri i Brendshëm Sulejman Soylu tha se shpresonte që agresori të kapej sa më shpejt..

Ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan akuzoi grupet terroriste të tilla si ISIS se po përpiqeshin të krijonin kaos e të demoralizonin popullin turk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img