0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri jep lajmin për vdekjen e togerit të Policisë, “Lamtumirë miku im i shtrenjtë”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë lajmin për vdekjen e togerit të Policisë së Kosovës. Fehmi Bucaliu. 

Ish-kryetari i Gjilanit u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve derisa ka thënë se Bucaliu do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës.

“U trondita me këtë lajm për ndarjen nga jeta të togerit të policisë e mikut tim, Fehmi Bucaliu. Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë, profesionalizimin e kontributin e jashtëzakonshëm në policinë e shtetit. Mbi të gjitha, për atdhedashurinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bucaliu, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haziri për mikun e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img