-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja e Vuçiqit me Putinin për gazin rus, Presidenca: Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?

Shef i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas marrëveshjes që sot bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për blerjen e gazit rus. 

Vela ka thënë se Serbia në vend se të përafrojë qëndrimet me BE-në, ajo po bashkëpunon me Rusinë dhe ka pyetur se deri kur do ta tolerojë Bashkimi Europian këtë sjellje të Serbisë. 

“Putin dhe Vuçiq u pajtuan në një telefonatë sot që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gas natyral dhe dy vendet do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat i BE-së, në vend se të përafrojë sanksionet me BE-në thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela. 

Vuçiq, në deklarimin për gazetarët pas bisedës me Putinin, ka thënë se me të ka folur për disa tema, por se kryesorja ishte marrëveshja për importin e gazit nga Rusia dhe çmimin e tij. Ai këtë marrëveshje e cilësoi si “të favorshme”.

“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas afatit dhjetëvjeçar më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”.

Pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, vendet perëndimore po synojnë të gjejnë forma alternative për të shmangur përdorimin e gazit rus për të hequr varësinë e tyre nga Rusia. Derisa presidenti ukrainas Zelensky akuzoi europianët se po e paguajnë gazin rus me jetën e ukrainasve në vend të eurove ose rublave. Ai në vazhdimësi ka bërë thirrje që të ndalin përdorimin e gazit që vjen nga Rusia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img