Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka graduar me titullin inspektore gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiun.
Osmani tha se është nder që për herë të parë gradohet një grua dhe emërohet si inspektore gjenerale në FSK.
“Është nder i veçantë që sot për herë te parë në historinë e Kosovës një grua e jashtëzakonshme gradohet për herë të parë një gjeneralmajore, emërohet në një pozicion shumë të rëndësishëm. Pas propozimit te minsitrit Mehaj kam dekretuar në gradën gjeneralmajore që është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Presim shumë nga ju”, tha Osmani.
E inspektorja gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu, tha se këtë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës do ta kryejë me nder e dinjitet.
“Është përgjegjësi e madhe dhe shpresoj e besoj në vetën time që besimin dhe detyrën që institucionet më kanë dhënë do ta kryej me nder e prioritet”, tha ajo.