3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Hetimor për energjinë do ta intervistojë edhe ambasadorin Martin Berishaj

Krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë, do të jenë pjesë e intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë Komision, është diskutuar për planin e veprimit, si dhe emrat të ekspertëve të cilët do të intervistohen.

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se në kuadër të personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike.

“Propozoj qe ta mbajmë një mbledhje punuese, të japim plane tona pastaj t’i vazhdojmë me miratim. Ta bëjmë një dokument qe mos të kemi dilema gjatë rrugëtimit tonë. Konsideroj që në kudër të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike. Këtë çështje duhet ta diskutojmë pasi t’i shohim pretendimet e tyre. Në rast se konstatojmë për t’i zbardh ato pretendime apo jo do të vërehet gjatë komisionit”, tha ai.

Kurse, Driton Selmanaj nga LDK-ja, ka propozuar listën personave që duhet të intervistohen.

“Kisha një propozim qysh atë ditë qe të na sjellin dokumentin e tyre. Je i lirë të propozosh çfarëdo. Mund të ndryshojë çfarëdo që në fund me sjell të vërtetën. Po dyshoj që kemi nevojë për një punëtori. Po e lëmë një afat deri të hënën, kushdo që ka komente të dërgojë me shkrim në mënyrë që mos të prolongohemi. Kam bërë edhe listën e institucioneve që s’i t’i intervistojmë. Nga Qeveria, Zyra e Rregullatorit, Ambasadori Martin Berishaj, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, KEK-u, KEDS-i,  KESCO, KOSTT, ZRrE, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Kosova Thëngjilli, Agjencia Anti Korrupsion”, tha Selmanaj.

Tutje Selmanaj tha “Të martën është afati për komente nëse e shohim se është e nevojshme një punëtori e krijojmë”.

Pal Lekaj nga AAK-ja, tha se duhet të mbahet edhe një punëtori në mënyrë që të kenë një dokument sa më efektiv.

“Është e vërtetë që vetë Mimoza Kusari ka këshilluar që të kemi një planë veprimi sa më parë dhe një pikënisje ku të fillojmë. Pajtoj që edhe kemi një punëtori që të nxjerrim një dokument sa më efektiv”, tha Lekaj.

Kurse, Jeta Statovci nga Lista Guxo, po ashtu ka kërkuar edhe një takim tjetër në mënyrë që të kenë sugjerime sa më konkrete.

“Dilema ekziston se materiali nuk vjen. Është e rëndësishme që të jetë komisioni sa më gjithëpërfshirës. Mendoj që është një hap i mirë që secili ta jap kontributin. Në draftin e punës mund të kemi vërejtje në raport me afatin kohorë. E rrugës është të caktohet edhe një kohë për sugjerimet dhe komentet”.

Ferat Shala nga PDK-ja ka propozuar që të këtë dinamikë më aktive të punës së këtij komisioni. Ai tha se në saje të pushimeve verore ka frikë se do të mungojnë pastaj akterët kryesor të këtij procesi.

“Nëse e bllokojmë rendin e ditës, konsideroj që po vonohemi shumë. Nuk na pengo shumë nëse ne në parim si draft e punojmë. Do të ishte mirë ta hapim mundësinë e diskutimit. Metodologji është e njohur, sepse nuk është hera e parë që ne po e bëjmë këtë punë. Ne po hyn në një pjesë të pushimeve verore dhe do kemi probleme nëse e zvarritim. Duhet të përgatitemi për një dinamikë më aktive”.

“Friken e kam të çështja e sezonit veror pasi kanë me na munguar akter të cilët janë jashtë vendit dhe në pushime”, tha Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img