-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria e Kosovës, në pritje të lejes nga Beogradi

Dita e Pavarësisë së Kosovës e vitit 2014 sipas ish-kryeministrin, tani presidentin e vendit, HashimThaçi, do të ishte dita e fundit e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me këtë emër.

Ai e kishte konsideruar si çështje javësh transformimin e kësaj force në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK), shkruan Koha Ditore.

“Kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me emrin e saj të deritanishëm. Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës”, kishte thënë Thaçi dy vjet më parë. E kjo kohë e shkurtër duket të ketë qenë më shumë se dy vjet.

Ky transformim që u përmend që nga kur ishte kryeministër, i ka mbetur premtim për vite me radhë. E sa herë që ka parada të FSK-së, e përvjetorë të shtetësisë së Kosovës krerët e institucioneve thonë se kjo do të jetë parada e fundit nën petkun e FSK-së. Por, ushtria endë s’është bërë.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, me të marrë mandatin e kryeministrit, ishte zotuar se do ta shndërronte FSK-në në Forcë të Armatosur të vendit. Por një gjë të tillë nuk e bëri as në vitin e dytë të mandatit. Për këtë transformim mungoi edhe vullneti politik, por edhe mjetet buxhetore.

Premtimin se FSK-ja do të shndërrohet në FAK e ka dhënë edhe kreu i PDK-së, njëherësh Kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai gjatë një vizite në Kazermën e FSK-së në Mitrovicë, një muaj më parë, ka thënë se FSK-ja do të bëhet shpejt ushtri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img