0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Testimi i qarkores njëkahëshe, flet kryetari i Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me testimin e rrugës njëkahëshe në unazën qendrore të Prishtinës. Kryetari Përparim Rama, thotë se e gjithë kjo po ndodh, që qytetari të ketë më shumë hapësirë.

Por shumë shoferë janë ankuar se kjo gjë vetëm se po e bën trafikun më të dendur.

“Ideja e gjithë kësaj është që të fitojmë një hapësirë shumë të madhe, pra edhe një rrugë shtesë për përdorim të transportit alternativ të këmbësorëve. Unë kam premtuar se qytetari do të jetë i pari, pra ne do të bëjmë çmos që hapësirat publike të lirohen që t’ua kthejmë qytetin qytetarëve”, tha Rama për RTK’në.

“Rruga njëkahore na mundëson linje të re e cila mund të përdoret për transportin alternativ si biçikleta elektrike dhe të kemi qasje të shpejtë e të lehtë për autobusë, ambulanta, zjarrfikës, policë…”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se si kanë shkuar testimet.

“I kemi pasur dy testime deri më tash. Ka qenë një intervenim radikal me e quajt edhe pse para atij intervenimi kemi bo simulime të ndryshme, analiza të ndryshme por ka qenë e nevojshme me pa nëpër rrugët e kryeqytetit sepse simulimet munden me dhënë ide, informata mirëpo jo informata të sakta qysh ndodh me simulimet reale në terren”, tha Rama.

“E shtuna e parë ka qenë interesante për shumë qytetarë të kryeqytetit, ndoshta edhe prej qyteteve të tjera dhe ka qenë një trafik i stërngarkuar. Shumë qytetarë kanë dashur me ardh më pa vetë si funksionon sistemi njëkahor në Prishtinë”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img