1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtja e titullit të kampionit gjerman, sfida e Altin Zogajt më 4 qershor

4 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Altin Zogajn. Boksieri kosovar me shtetësi gjermane pas pak ditësh do të luftojë për ta mbrojtur titullin e kampionit të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë. Për kundërshtar, Zogaj do ta ketë boksierin me origjinë gjeorgjiane, Iago Kiziria, shkruan Gazeta Express.

Zogaj ka prejardhje Komorani i Drenasit. Është 29-vjeç dhe me boks merret që nga viti 2015. Fillimisht merrej me boks amator, ndërsa nga viti 2018 ka kaluar në boksin profesionist. Në fund të vitit të kaluar e ka fituar titullin e kampionit gjerman në peshën gjysmë të rëndë (79 kg), që ishte fitorja e tetë në po aq meçe të zhvilluara. Madje, nga 8 fitoret e tij, 5 i ka shënuar me nokaut. Është i gjatë 188 centimetra.

Kurse, Iago Kiziria është 31-vjeç. Ai kishte debutuar në boksin profesionist në muajin gusht të vitit 2019. Nga ajo kohë, ai i ka 5 fitore dhe 5 humbje në kategorinë super të mesme. Është i gjatë 175 centimetra. Meçin e fundit e ka zhvilluar më 30 prill, duke e mposhtur Kamil Bednarek.

Dueli Zogaj – Kiziria do të zhvillohet më 4 qershor në Wangen Im Allgau.

“Iago Kiziria është një boksier shumë i rrezikshëm, më i miri në krahasim me ata që jam ballafaquar deri tash. Ai edhe si amator kishte qenë shumë cilësor dhe kishte marrë pjesë në Kampionat Evropian dhe Botëror. Madje, në boksin amator e kishte mundur edhe Dimitrii Bivol”, ka thënë Zogaj për Gazetën Express.

Ai thotë se po i kryen përgatitjet e fundit për këtë sfidë, të cilën shpreson që ta fitojë duke llogaritur edhe në përkrahjen e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

“Qe 12 javë rresht po përgatitem për këtë sfidë sepse duhet maksimalisht me u përgatit pasi që janë në pyetje 10 raunde. Në këto përgatitje me trajner pak më shumë e kemi pas fokusin në forcë. Tash jam ne fazën e sparringut e cila zgjat 3 javë edhe shpresojë që do ta kalojë këtë fazë pa probleme pasi jam duke u ndjerë tepër në formë. Këto ditë do të hyjë në fazën finale përgatitore, në fakt ka të bëjë më shumë me regjenerim që pastaj unë të jap 100 përqindëshin nga vetja”, thotë Zogaj.

“Jam shumë krenar sepse do të ketë shumë tifozë shqiptarë në këtë ngjarje për të më përkrahur. Unë prej fillimit të karrierës deri në fund do të mundohem t’i përfaqësojë Kosovën dhe gjithë shqiptarët”, thekson Zogaj.

Ai gjen motiv te ish boksieri i famshëm kosovar, Luan Krasniqi, i cili pritet të jetë pranë Zogajt më 4 qershor. “Është diçka fenomenale dhe emocionale, sepse Luanin e kam shikuar duke boksuar e tash Luani do të më shohë mua teksa boksoj”, tha ai.

Zogaj insiston se aktualisht është i fokusuar vetëm te dueli i 4 qershorit, por nuk heziton t’i shpreh edhe ëndrrat e tij.

“Fillimisht dua që ta mbroj titullin dhe te orientohem drejt kampionit evropian, e hap pas hapi te kampioni botëror. Këto janë synimet e mija”, tha Zogaj, i cili nuk harron ta kujtojë përkrahjen e sponsorëve dhe mbështetësve të tij, pa të cilët, thotë se nuk mund të ecte mirë në këtë rrugëtim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img