2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i Isa Musafës që u avancua në sekretar nga Lutfi Zharku- Ky është ish-sekretari i arrestuar për rastin Brezovica

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuare katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës.

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës që u arrestua sot është Xhelil Bekteshi.

Sipas Prokurorisë, personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Bastisjet janë bërë në gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

Xhelil Bekteshi ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Lutfi Zharku i LDK-së.

Para se ta merrte ketë pozitë ka qenë drejtor i buxhetit ne Komunën e Prishtinës, në kohën kur drejtohej nga Isa Mustafa. /Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img