2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti premtonte ndërprerjen e privatizimit, AKP nxjerrë në shitje pronën shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur sot zyrtarisht shitjen e aseteve të ndërrmarrjeve shoqërore përmes likuidimit.

AKP zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.55. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 52 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

AKP ka bërë të ditur se ka njoftuar më parë të gjitha komunat se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike”, thuhet në komunikatë.

Qeveria Kurti ka këmbëngulur që të pezullohet çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së. Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do krijohet Fondi Sovran dhe asetet e AKP-së do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.

Më 25 mars 2021, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img