2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish -Kryeministri Hoti ka tre kërkesa për Izraelin

Ish -Kryeministri Avdulla Hoti i cili ka nënshkruar njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në Washington në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish -Presidenti Donald Trump në shtator të vitit 2020, sot ka bërë tre kërkesa për këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Sic ka njoftuar ai, të hënën, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha.

Në takimin ku pjesëmarrës ishin  Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës, dhe Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael, Hoti ka shtruar tre kërkesa

“1. Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve.

2. Marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë.

3. Të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve.

4. Marrëveshja për punësim sezonal në Izrael.

Z. Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyer përpara këto kërkesa. Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë” ka shkruar ish _Kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img