Këtë të diel, një i mitur ka vdekur pasi kishte rënë në kanalin e “Ibër Lepencit”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50 në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Tutje theksoi se policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë”, deklaroi Zahiti.