2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Është problem për të ndërtuar ura me Qeverinë”, pushtetit nuk i pëlqen numri i madh i protestuesve, synon zbutjen e qytetarëve

Deputetit të Vetëvendosjes, Ardian Golës, nuk i ka pëqlyer protestës së djeshme të punonjësve të sektorit publik, protestë kjo që u organizua nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Pamje si të tilla nuk më pëlqyen fare, për shkak se konsideroj që ky veprim sindikal i ditës së sotme, është krejtësisht jo proporcional në raport me ngutin e çështjes. Nuk po them fare që kërkesa e sindikalistëve të arsimit nuk janë legjitime, por konsideroj që vet faktin që kanë legjitimitetin e tyre, kërkohet edhe një strategji, me të cilën do të mund të ushtrohej presioni publik në atë mënyrë që të mos dëmtohej nxënësi dhe procesi i miratimit të një ligji, i cili është mjaftë i ndjeshëm”, ka deklaruar Gola në Klan.

Ai madje është duke tentuar ta bëjë “zbutjen” e qytetarëve, duke thënë se kështu nuk mund të ndërtohen ura me qeverinë.

“Kjo mënyrë e sindikalizmit të veprimeve, është e ngutshme, është problematike, dhe është problem për të ndërtuar ura me qeverinë”, shtoi tutje Gola.

“Sindikata e arsimit është më e organizuara, kjo prurje e njerëzve nuk ka qenë e pa-pritshme, por mendoj që ka qenë jo parimore dhe jo profesionale dhe me rrezik të procesit dialogues”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img