1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Emmerson sqarohet për deklaratën e tij rreth Nazim Bllacës

Avokati i Kadri Veselit ka thënë se e ka bërë një gabim gjatë deklaratës së tij kur ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur.

Në fund të seancës, ai ka thënë se do të sqarohet për këtë deklaratë por në transmetimin e gjykatës është dëgjuar vetëm një pjesë e fjalisë së tij.

“Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur…”, ka thënë avokati Emmerson.

Gjatë konferencës së sotme, avokati i Veselit kishte deklaruar se prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar me emrin, Nazim Bllaca, i cili sipas tij ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar në rastin që ka të bëjë me zotëri Veselin që është Nazim Bllaca që ka vdekur, ka informacione që ishte një aset serb, një mjet i shërbimeve të fshehta, mjet i paguar pra i shërbimeve të fshehta serbe.

Kujtojmë se probleme të tilla teknike ka pasur gjatë gjithë konferencës së sotme mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Transmetimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka filluar me një orë vonesë, ndërsa i njëjti ka pasur shkëputje të fjalive vazhdimisht.

Seancat në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmetohen përmes një linku të veçantë të gjykatës 45 minuta më vonë, sesa fillimi i seancës në sallën e gjyqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img