1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Thaçit: Autoritetet serbe mund të kenë falsifikuar dokumente

Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specilizuara që t’i dorëzojë mbrojtjes të gjitha materialet shfajësuese për katër të akuzuarit, Hashim, Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në konferencën mbi ecurinë e çështjes e cila po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët kanë thënë se provat e prokurorisë të marruara nga organet serbe, duhet t’i dorëzohen mbrojtjes në bazë të rregullës 103 për provat e shfajësua.

Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se mbrojtja po vazhdon të pres materialet e rregullës 103, që kanë të bëjnë me provat shfajësuese dhe sipas tij prokuroria duhet t’i nxjerrë ato në mënyre urgjente.

Kehoe: Autoritetet serbe mund të kenë falsifikuar dokumente

“Shqetësimi kryesor që e kemi me materialet e 103 ka të bëjë me kërkesën e posaçme nga ZPS për kontaktin që kanë mbajtur dëshmitarët e listës së tyre me organet e shtetit serb dhe ne duam të shohim nëse burimi i dëshmive që ka ZPS duam të dimë nëse vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nga Republika e Serbisë dhe organet e tyre… ZPS ka zyrë në Beograd dhe nuk ka gjetkë, ato bashkëpunojnë me autoritet serbe dhe çfarë dimë ne sa i përket falsifikimit të rasteve që mund t’i kenë bërë autoritet serbe me qëllim që ti fajësojnë klientët tanë të Kosovës. Kolegu im Yang foli për rastin Panda herën e fundit për këto incidente në të cilat serbët vranë individ serb për të fajësuar shqiptarët, ndërsa kjo që po themi ne ndodhi në vitin 2022 dhe e përmirëson këto trillime si të thuash”, ka thënë Kehoe.

Ai ka thënë se mbrojtja duhet të dijë origjinën e dokumenteve që nxjerr ZPS, para trupit gjykues.

Kehoe: Ne duhet të dimë cila është origjina e dokumenteve që nxjerr ZPS para trupit gjykues

“Ne duhet të dimë cila është origjina e dokumenteve që nxjerr ZPS para këtij trupi gjykues, duhet të dimë nëse ato vinë nga shërbimi sekret serb apo organet hetuese të Serbisë, arsyeja pse e përmenda situatën e Marty është se kanosja që vjen nga shërbimet serbe të zbulimit për të infiltruar dhe për të penguar drejtësinë në këtë çështje dhe kjo vazhdon edhe kësaj dite. Kështu që si rrjedhojë të gjitha dokumentet që ata i sigurojnë nga zyrat e shërbimeve sekrete serbe apo zyra e tyre e prokurorisë, duke pasur parasysh historikun që ka të bëjë me këto materiale, i gjithë ky është material i 103-shit, dhe ky është argumenti që kemi, këtu është një kanosje serioze dhe një mënyrë për ta zgjedhur këtë është që t’i nxjerrin të gjitha dokumentet që i marrin nga serbët dhe të na japin neve”, ka thënë ai.

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veseli, ka thënë se ZPS nuk duhet të lejohet të nxjerrë materiale shfajësuese disa çaste para se një dëshmitar të fillojë dëshminë e tij para trupit gjykues.

Ai ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të jap urdhër për ZPS-në që të tregojë burimin e provave.

Emmerson: Shkalla e bashkëpunimi të ZPS-së me autoritetet serbe ishte shumë e madhe

“Shkalla me të cilën është bashkëpunuar me autoritetet serbe ka qenë shumë e madhe dhe nocioni që prokuroria përpiqet ta mbajë të larguar pra të mos ja tregojë palëve, të akuzuarve si kanë bashkëpunuar me serbët dhe duhet të zgjidhet menjëherë. Ne kërkojmë i nderuar gjykatës që të jap urdhër që të na tregojnë burimin, kur vjen një provë nga një burim shtetëror serb, mjafton ky fakt që të tregojë se ka të bëjë me besueshmërinë sepse ky është një burim i njëanshëm në një konflikt”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të bëjë fushatë politike në çdo fushë kundër Pavarësisë së Kosovës.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img