1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Konflikti fizik në zyrën e shtetit, reagon ministria e Artane Rizvanollit

Ditë më parë Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për një përleshje që ka ndodhur në mes Luan Morinës, zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik dhe Alban Çollakut, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale.

Çollaku pati deklaruar se është kërcënuar e sulmuar nga Morina, mirëpo ky i fundit në një deklaratë për Gazetën Insajderi, mohoi të ketë pasur sulm ndaj Çollakut.

”Nuk ka qenë sulm, ka qenë moment diskutimi, thjesht i kam bërë një pyetje se deri ku kanë shkuar procedurat të prokurorimit edhe të financave për kompletimin e një makine që na duhet me pas”.

“Më shumë nuk dua të flas, rasti është duke u hetuar nga organet e hetuesisë dhe nuk kam diçka tjetër se çka mundem me diskutu”, tha Morina për Insajderin.

Por lidhur me rastin që dyshohet se ka ndodhur në zyret e Shërbimit Gjelologjik, Çollaku pati thënë se Morina e ka kërcënuar dhe e ka fyer me fjalë banale, në lidhje me këtë ky i fundit i mohon të gjitha këto.

”Nuk është e vërtet asnjëra nga këto, nuk e kam kërcënuar e as fyer këtë deklaratë që po u a jap juve e kam japur dhe në hetuesi”, tha ai.

Mbi këtë çështje është deklaruar Ministria e Ekonomisë.

“Ministria e Ekonomisë (ME) njofton opinionin publik se sa i përket situatës së krijuar në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës me datë 17.05.202, sipas informatave të pranuara, ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. Raportet në mes të zyrtarëve që janë pjesë e shërbimit civil në kuadër të administratës publike trajtohen përmes legjislacionit për zyrtarët publik. Dezinformatat apo informatat e njëanshme nuk i shërbejnë informimit të drejtë të publikut”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Insajderi. 

“Në këtë drejtim, ne kemi ndërmarrë veprimet si në vijim: (1) shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të SHGJK; 2) kemi iniciuar procedurën e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv; 3) jemi në proces të adresimit të të gjeturave të Raportit të Auditimit të realizuar në SHGJK përmes planit të veprimit; 4) kemi ndërmarrë veprimet për funksionalizimin e laboratorit; 5) kemi iniciuar procedurat për hartimin e akteve nën-ligjore me qëllim të zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe 6) kemi iniciuar procesin e hartimit të Rregullores së re të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës si dhe aktivitete të tjera të planifikuara sipas Planit Strategjik dhe Operacional të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”./Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img