1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hykolli: Mos na shpërfillni, hapnani derën e dialogut social

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli para qindra protestuesve tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, përveç ligjit të pagave ka kërkuar po ashtu që deri në hyrjen në fuqi të tij, Qeveria t’ua shtojë në paga nga 100 euro.

Ai ka thënë se punëtorët janë shtylla e shtetit.

“Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social qeverisë, se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social”, tha Hykolli.

Ai me ngulmë në emër të protestuesve ka kërkuar hartimin e ligjit si duhet jo të ngadalësuar e të zvarritur të Projektligjit për paga që sipas tij, tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave

“Jemi këtu që t’i themi se deri sa kjo të ndodhë e duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është e arsyeshme dhe minimale për të punësuarit të cilëve u është vështirësuar jeta”, tha më tej Hykolli.

Ai po ashtu ka kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale dhe zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

“Ju sindikalistë të dashur ju premtoj fuqishëm e këmbëngulshëm se nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të përbashkëta derisa t’i arrijmë ato”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img