1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Publikohen pamje të reja nga aksidenti i kosovarëve në Austri

20 persona raportohet të jenë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në Austri.

Tre nga të lënduarit në këtë rast theksohet të jenë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Autobusi i cili po udhëtonte nga Kosova drejt Austrisë ishte aksidentuar në autostradë, në afërsi të Eugendorf të Austrisë.

Ky autobus raportohet të jetë nga “Armend Tours”, nga qyteti i Gjakovës.

Mediat austriake tashmë kanë publikuar edhe fotografi të shumta nga ky aksident, ndërsa theksohet se të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salsburg.

Në autobus thuhet të kenë qenë 25 udhëtarë, ndërsa arsyeja që çoi deri tek aksidenti mbetet ende e paqartë.

“Tetë nga personat që nuk kanë pësuar lëndime trupore aktualisht janë nën përkujdesen e ekipit të ndërhyrjes së krizave në qytetin tonë”, deklaroi komandanti i shpëtimit, Hermann Gerstragraser.

Ndryshe udhëtarët ishin nisur nga Kosova ndërsa destinacioni i tyre ishte që të arrinin në Hannover të Gjermanisë.

Nga brigada e zjarrfikësve theksohet të kenë arritur rreth 60 vullnetarë, me tetë automjete, nga Kryqi i Kuq po 50 ndihmës të tjerë dhe 14 automjete dhe shumë zyrtarë të tjerë nga Policia e Austrisë.

Duhet përkujtuar që janë disa aksidente brenda viteve të fundit që kanë ndodhur nga autobusët e Kosovës në Austri, Kroaci e Gjermani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img