1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Shoferi ra në gjumë ose defekt teknik”, dalin dyshimet e para për autobusin nga Kosova që u aksidentua në Austri

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në autobanin pranë Eugendorf të Austrisë, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Nga 28 pasagjerë sa kishin qenë në autobus 19 prej tyre kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, raportojnë mediat austriake.

Sipas autoriteteve austriake, pasagjerët janë turistë nga Kosova dhe destinacion kishin Hanoverin.

Zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber tha në konferencën për shtyp se sipas statusit aktual deri tek aksidenti mund të ketë ardhur pasi shoferi mund të ketë rënë në gjumë ose shkak ka qenë një defekt teknik.

“Në automjet ishin 28 persona,” tha komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser. Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan në spitalin e aksidenteve dhe spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. “Nëntë persona që mbetën të padëmtuar aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet,” tha Gerstgraser.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img