0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nasim Haradinaj, i burgosur si fëmijë, komandant në luftë, stoik në Hagë

Nasim Haradinaj, ishte burgosur si fëmijë, mori pjesë në pajtimin e gjaqeve, ishte komandant në luftë, vazhdoi betejën për UÇK-në edhe në Hagë

Odat e burrave, ishin vendi ku edhe ai si fëmijë qëndronte. Netët e gjata në kullë shoqëroheshin me tema të mëdha që ia shtonin edhe me shumë kureshjtjen.

Sa herë që dikush hynte në konakun e Smajl Haradinajt, Nasimi kuptonte edhe me shumë se po rritej në një familje jo të zakonshme si të tjerat. 

Këso fjalë i kishte dëgjuar shpesh nga babai i tij, Smajl Haradinaj-mësues me profesion, por mbi të gjitha atdhetar i shquar jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit.

Prandaj, Nasim Haradinaj, ia kishte bërë të qartë vetës për t’ia rujatur namin babës në radhë të parë.

Por qëndrimi stoik, kundër pushtetit jugosllav, i kushtoi me burg, Nasimit dhe familjes së tij. 

Ishte 15 vjecar kur ish kryetari i Grupit Shqiponja, u arrestua për herë të parë. 

Vuajtjen në burg, vetëm sa e forcuan edhe më shumë Nasimin dhe lirimi e gjeti në aksionin për pajtimin e gjaqeve.

Largimin nga Kosova për në Suedi e kishte të përkohshëm.

Fillimi i luftës së Kosovës, e gjeti aty ku e kishte vendin djali nga Dukagjini. 

Mori pjesë në shumë beteja, por ish komandanti i UCK-së, Kosharen e përmend me shumë krenari.  Duket se ka një arsye të fortë për këtë. 

Këto deklarata dhe veprimet e Haradinajt mund të mos i ken pëlqyer në Beograd, por Komandanti i Koshares me nofkën Murtaja, nuk e kishte kurrë problem.

Ndonëse nuk e tha publikisht në këtë formë, por këtë mesazh nënkryetar i OVL – UCK-së, ka mundur ta ketë edhe për Dhomat e Specializuara kur ato iu sulen organizatës e cila tashmë posedonte dosjet e prokurorisë.

Për t’i treguar botës sa jo serioze është kjo Gjykatë Kosovare me seli në Hagë, krerët e OVL-së dolën në koferencë për shtyp dhe treguan se posedojnë dokumente që Specialja i kishte cilësuar konfidenciale.

Tri herë rresht një person i maskuar dorëzoi dosje të prokurorisë speciale. 

Në pritje të herës së katër, në zyrat e OVL UCK-së në Prishtinë u paraqiten Njësia Speciale.

Nasim Haradinaj, ishte në Gllogjan kur policët e EULEX-it, arrestuan Hysni Gucatin.

Por erdhi në Prishtinë, i palëkundur në qëndrimet e tij.  Ai nuk e njihte Gjykatën, por Gjykata Speciale kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij.

Ndalimi i tij u bë me 26 shtator 2020 para zyrave të Televizionit 7 ku ishte i ftuar si mysafir.

Po të njejtën ditë, udhëtoi për në Hagë i akuzuar për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

Seancat tjerat vazhduan por jo edhe heshtja e tij, kundër padrejtësive që iu bënë atij që edhe në rininë e hershme kishte kundërshtuar regjimin e millosheviqit. 

Vetëm ata që e njohim mirë Nasimin dhe familjen e tij ia kuptojnë këta lotë. Regjimi i kasapit të ballkanit, nuk i kishte kursyer as fëmijët e Haradinajve. 

Por Nasimi nuk është pishman për atë që kishte bërë.

Të luftosh për lirinë e popullit, sic tha haradinaj në fjalën përfundimtare, nuk është krim e as turp. Pavarësisht vendimit nga Gjykata e Hagës, ajo që mbetet në memorie si testament për të janë fjalët që shpesh i kishte dëgjuar nga burrat e Dukagjinit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img