7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Turqia do ta furnizojë Kosovën me produkte për shërbime të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar  Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku është pritur nga presidenti i këtij institucioni, Ismail Demir.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Mehaj dhe Demir kanë nënshkruar marrëveshjen shtet me shtet (Government to Government), për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Me këtë rast, ministria thotë se Mehaj e ka njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO, ku mes tjerash ai ka theksuar se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.

“Nga ana e tij, z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img