2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje aktivisti i VV-së nga Drenasi: Strukturat e SHIK-ut janë akomoduar në Vetëvendosje

Ramiz Halilaj nga Drenasi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Halilaj si një aktivisti i hershëm i VV-s në Drenas me dhimbje shprehët se ka ardhur koha që ta respektoj vetën e tij. Ai përmes një statusi në FB pretendon se në VV janë akomoduar strukturat e SHIK-ut ndaj të cilave nuk iu është nënshtruar.

Postimi i plotë i tij:

E dhimbshme por e arriti pikun, pas sa e sa viteve aktivizëm i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga Drenasi, ka ardhur koha e respektimit të vetës sime, mosnënshtrimit ndaj ish strukturave të SHIK-ut të akomoduar në LVV.

Pra, atëherë kur nuk i priste askush në Drenicë, shtëpia ime ishte bazë, kur e morën pushtetin ata që më shanin e luftonin më larguan nga VV.

Nga sot më nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të VV-së sepse jap dorëheqje nga gjitha strukturat.

Falenderojë nga zemra bashkëfshatarët e mi nga Tërdeci i Drenicës që asnjëherë të vetme nuk më lanë vetëm, ishin në përkrahje të vazhdueshme timen.

Kohët e vështira isha i rëndësishëm për ta, në pushtet e komoditet i padëshirueshëm!

Faleminderit për këtë kthim, faleminderit por duhet ta respektojë vetën time!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img