1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

17-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Komoranit

Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.

Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Sipas mjekut kujdestar, Dr. Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img