0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Do të ua paguaj anëtarësinë grave me kancer”- avokatja i reagon ashpër Kryetarit të Odës

Behar Ejupi, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, në Kuvendin e sotëm, ka thënë se do të ua paguajë anëtarësinë grave me kancer. 

“Unë për të gjitha avokatet të cila vuajnë nga sëmundja e kancerit, për vitin 2023, nga buxheti im personal, do të ua paguaj anëtarësimin. Besoj dhe shpresoj, unë e lus Zotin që të kemi fat për shkak të shëndetit, por të jetë vlera 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë, po e them publikisht për vitin 2023 sado që të jetë vlera e pagesës për anëtarësime”.

“Këtë do ta bëj për të ju tregu të gjithëve që Behar Ejupi së bashku me miqtë që i ka dhe kolegët, që i ka për asnjë çmim, asnjë vlerë dhe asnjë pagesë nuk rri si kryetar për shkak të punës së shumtë që e kam në zyre por po për shkak të misionit nuk ka kosto që e paguan. Unë besoj shumë që atë besim që ju më keni dhënë kom me çu dej në momentin e fundit deri në frymën e fundit”, ka thënë Ejupi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar avokatja Teuta Zhinipotoku. 

“Për gratë Avokate Kryetari i Odës Behar Ejupi paska me ju pagu anëtarësinë për vitin 2023 po vetëm nëse vuajnë nga kanceri… Na ka marrë pusi e hajtë “, ka shkruar ajo në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img