1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

PDK anëtarësohet në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore

Partia Demokratike e Kosovës, edhe zyrtarisht sot është bërë pjesë e Organizatës së Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN).

Kështu thuhet në një komunikatë të PDK-së, ku theksohet se në takimin e Komitetit Drejtues të Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), të mbajtur sot në Sarajevë, PDK është pranuar në këtë organizatë me të drejta të plota.

“LIBSEEN është organizatë që bashkon rreth vetes partitë liberale nga Evropa Juglindore dhe është pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE). Në themelin dhe strukturën e saj, LIBSEEN promovon vizionin që mbështetë Bashkimin Evropian si konstruksion politik, shoqëror e demokratik, duke përqafuar vlerat e përbashkëta dhe angazhohet për integrimin sa më të shpejtë të Evropës Juglindore në BE. Anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në LIBSEEN ofron një platformë të re në vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe avancimin edhe të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal. Në të njëjtën kohë, edhe ky hap për PDK-në është në vazhdën e reformave rrënjësore që Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave evropiane në Kosovë dhe Rajon. Anëtarësimi i PDK-së në LIBSEEN ka ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Këshillit Drejtues ku është vendosur që PDK të anëtarësohet në të gjitha organizatat e partive liberale”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img