Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ketë kuorum për të miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk ka kuorum për miratimin e këtij projektligji.
“Vetëm 56 deputetët kanë votuar dhe pjesa tjetër nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Ky projektligj nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i deputetëve në sallë. E hedhim në votim në një seancë tjetër kur të kemi kuorumin e mjaftueshëm”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK që nga fillimi i seancës treguan që janë kundër këtij projektligji, pasi në kuadër të pagës minimale nuk janë përshirë edhe veteranët e luftës.