1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë tri Marrëveshjet Ndërkombëtare që u ratifikuan sot në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga votuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme.

Me shumicë votash ligjvënësit kanë ratifikuar Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Kuvendi ratifikoi edhe Marrëveshjen e kredisë mes qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Deputetët i dhanë dritën e gjelbër edhe Marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe BERZH për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Ndërkaq ka dështuar të ratifikohet Marrëveshja e financimit në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovës” e cila mori 63 vota.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img