3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kam kuptuar që paratë e Martin Berishajt s’kanë përfunduar në Slloveni

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, thotë se paratë që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nxori nga banka nuk kanë përfunduar në Slloveni. Ato para, sipas Tahirit, janë duke u gjurmuar.

“Publikisht z.Berishaj ka me na treguar se ku i ka çuar mjetet e tij”, thotë Tahiri.

“Nëse thotë se s’ja kam dhënë Albin Kurtit, le të tregojë ku i ka çuar”, shtoi ai.

“Këto mjete po gjurmohen dhe ka me dal. A e thotë Martin Berishaj të vërtetën apo jo, është diçka tjetër. Nuk mundet me mbet në heshtje, sikur kurgjo, dy milionë euro janë nxjerr kesh ama s’po dihet ku janë”, theksoi Tahiri në emisionin Pressing në T7.

“Edhe tash kur po flasim ato janë duke u gjurmuar”, tha ai.

“Qe një informatë më shumë, për shembull persona shumë kompetentë nga jashtë Kosovës më thonë se paratë s’kanë përfunduar në Slloveni”, tha Tahiri.

“Ku kanë përfunduar unë nuk e them, por thuhet se s’kanë përfunduar në Slloveni”, tha deputeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img