2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B. dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 05.04.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Zabel”, në pyllin e fshatit Gradicë, komuna Gllogoc, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake pronësore rreth të drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje, të pandehurit në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., (15-vjeçar) dhe prindin e tij, të ndjerin B.M., si dhe të njëjtët kanë vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të dëmtuarve të përfshirë në këtë rast, në atë mënyrë që i pandehuri A.B., duke kontribuar thelbësisht në kryerjen e veprës penale, përmes një drite ndriçon hapësirën duke i krijuar të pandehurit Xh.B. mundësinë për gjuajtje, ndërsa ky i fundit, po ashtu përmes ndriçimit nga një dritë tjetër, shtie me armë me pushkën e gjuetisë të punuar me dorë në drejtim të dëmtuarit, tani të ndjerit A.M., e më pas kur i ndjeri B.M. dhe i dëmtuari V.M. shkojnë në drejtim të miturit për t’i dhënë ndihmë, atëherë i pandehuri Xh.B. përsëri shkrep dhe e qëllon tani të ndjerin B.M., në kokë, me ç’ rast i rrezikojnë edhe të dëmtuarit, të cilët ishin prezentë në vendin e ngjarjes, ku si rrjedhojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit viktimat ndërrojnë jetë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila u vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img