10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Bota e kuptoi me kohë përcaktimin e shqiptarëve përkrah Amerikës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të vizitës disa ditore atje.

Haradinaj ka takuar Ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, të cilin e ka falënderuar për punën e shkëlqyer.

“Ishte fat historik që Shqipëria të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bota kishte rastin të kuptojë drejtë përcaktimin e shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre përkrah botës së udhëhequr nga Amerika”.“Në takim me Ambasadorin Ferit Hoxha, e përgëzova për punën e tij intensive në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimet e sakta në raport me zhvillimet politike në botë, veçanërisht rolin e tij në nxjerrjen e rezolutave që dënojnë agresionin rus në Ukrainë. Kontributi i tij me të vërtetë është për admirim. Gjithashtu u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, siguri e politikë të jashtme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img