Eksponentë të LDK-së kanë udhëtuar në Zvicër ku janë takuar me mërgimtarët duke u shpalosur atyre konceptin politik të subjektit të tyre.
Deputeti Armend Zemaj ka publikuar një foto ku shihet se bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputetin Anton Quni dhe ish-deputetin Shkumbin Gashi, së bashku me disa persona të tjerë.
LDK po kërkon të rikthejë votat nga mërgata pas mbështetjes së madhe që mori VV në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Edhe subjektet tjera opozitare kanë shtuar aktivitetet e tyre në mërgim për të konsoliduar prezencën e tyre atje.