-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ronela Hajati kritikohet për peshën e madhe, organizatorët e Eurovisionit paralajmërojnë masa ndëshkuese për ata që fyejnë

Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat e shfaqjes dhe gjithashtu e para që u pushtua nga kritikat. Në të vërtetë, ato që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022, janë fyerje të vërteta, tallje, karikatura të këngëtares, të sulmuar nga urrejtësit për pamjen e saj fizike.

Ajo me ironi tha: “Eurovisioni? Shfaqje familjare”. Pak ditë pas performancës së saj të parë, organizatorët e EBU janë të detyruar të dalin me një qëndrim, duke thënë se “diskriminimi në kontekstin e konkursit të këngës nuk do të tolerohet”, shkruan e përditshmja italiane La Repubblica.

Motori i polemikave në lidhje me ngjarjen televizive më të ndjekur (jo sportive) në botë tashmë po funksionon me shpejtësi. Paralelisht me turpërimin e trupit ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë të cilët edhe organizojnë Eurovisionin) për mënyrën se si po menaxhon sharjet dhe fyerjet ndaj konkurrentëve.

Ronela Hajati gjatë provave të Eurovision 2022 (Foto: Ronela Hajati/Instagram)

Kjo klimë e helmuar e bindi EBU-në për nevojën e një deklarate publike, ku thuhet: “Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar shfaqjen e këtij viti”.

Jo vetëm kaq, EBU flet për sulme që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale”. Dhe deklarata shkon deri aty sa të paralajmërojë “këdo që kapërcen kufirin: çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda, ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore”.

Ronela Hajati gjatë provave të Eurovision 2022 (Foto: Ronela Hajati/Instagram)

Organizata përfundon duke theksuar vlerat e Eurovisionit si: gjithëpërfshirjen, universalitetin dhe festimin e diversitetit përmes muzikës, duke u bërë thirrje shikuesve dhe fansave të artistëve të ndryshëm të komentojnë “në një mënyrë civile dhe respektuese”.

Polemikat para ngjarjes nuk kanë munguar asnjëherë, por këtë vit ndoshta kanë qenë më të dhunshme dhe të padrejta se zakonisht. Aq sa e bëri vetë Ronelën që të shprehej me fjalët: “Më mungon studioja ime, muzika, emisionet e mia, fansat e mi! Kam pesë muaj që punoj me çdo detaj dhe njerëzit janë të pakënaqur. Kaq mundem. Më falni! Fikeni televizorin kur të transmetohet kjo performancë e keqe që ta harroni më shpejt”.

Ronela Hajati gjatë provave të Eurovision 2022 (Foto: Ronela Hajati/Instagram)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img