1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ministri serb: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve të Këshillit të Evropës.

Duke komentuar interesimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Selakoviq theksoi se “nuk është sekret që Prishtina ka përkrahjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk i ka parimet në anën e saj”.

“Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq nëse shkelen brutalisht marrëveshjet e Uashingtonit dhe Brukselit, gabon”, tha Selakoviq, raporton N1.

Ai më tutje deklaroi se “do të aktivizojmë çdo politikë të mundshme të mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”.

Kujtojmë se Rusia javë më parë është përjashtuar nga Këshilli i Evropës dhe në këtë formë Kosovës i është lehtësuar rruga për anëtarësim pasi që rusët do të mund ta bllokonin përmes vendosjes së vetos.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img