1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Rusët bombardojnë një shkollë, dyshohet se kanë vdekur 60 ukrainas

Dyshohet se 60 persona kanë vdekur pas sulmit me bombë në një strehimore të një shkolle në Ukrainë.

Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhanskit ku ishin strehuar 90 persona, sipas një zyrtari lokal.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 personat e strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë janë të plagosur, raporton cnn.

Trupat e pajetë të dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të kenë vdekur”.

Një aeroplan rus kishte hedhur një bombë në shkollën e fshatit Bilohorivka, e cila është rreth dhjetë kilometra larg vijës së frontit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime në lindje të shtetit ukrainas duke shkaktuar dëme materiale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img