10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 15 vite burgim i akuzuari se vrau vëllain për motive pronësore

Gjykata Themelore në Pejë, në rigjykim, e ka dënuar me 15 vite burgim, të akuzuarin Asllan Nikqi, për akuzën se vrau vëllanë e tij M.K, për motive pronësore.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Nikqi u shpall të enjten nga gjykatësi Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, në këtë dënim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga prilli i 2019-ës.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që në emër të procedurës penale të paguajë shumën prej 300 euro, paushallin gjyqësor prej 50 euro si dhe për fondin e viktimave të krimit të luftës, shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Për kërkesën pasurore-juridike, pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil.

Ndaj të pandehurit, vazhdohet masa e paraburgimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Ndërsa, ndaj të miturit A.N, shqiptohet masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit apo kujdestarit, në kohëzgjatje prej një viti.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, vrasja e tani të ndjerit M.K, nga vëllai i tij Asllan Nikqi, kishte rezultuar si pasojë e problemeve pronësore.

I akuzuari Asllan Nikqi ngarkohej se me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij M.N, ndërsa djali i tij, i mituri A.N dyshohej për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.

Më 24 gusht 2020, gjykata kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe atë, nga vrasja e rëndë në vrasje të rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe ndaj të akuzuarit kishte shqiptuar 15 vite burgim. Ndaj të miturit ishte shqiptuar masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit.

Më 27 nëntor 2020, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Themelores, pasi kishte konstatuar se ishte marrë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 30 shtator 2019, Asllan Nikqi akuzohej se më 26 prill 2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës në Pejë, me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij, këtu viktimën M.N.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve jo të mira mes familjeve të viktimës dhe të pandehurit të krijuara nga kontestet pronësore, lidhur me një pronë në mal, i pandehuri në ditën kritike së bashku me të miturin A.N, shkojnë në bjeshkë për të marrë drunj dhe në momentin kur marrin drunjtë, duke dashur t’i largojnë trupat nga traktori, viktima e kishte njoftuar policinë për prerjen e drunjve dhe pasi policia nuk i përgjigjet, iu del përpara të pandehurit dhe të miturit.

Siç thuhet në aktakuzë, viktima i kishte sulmuar me sëpatë të pandehurin, i cili arrin që t’ia marrë sëpatën nga dora dhe me bisht të sëpatës e godet viktimën në kokë dhe në pjesë tjera të trupit, ku në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e këtyre goditjeve, viktima thuhet se u gjet i vdekur pas dy ditë në rrugën e fshatit Reka e Allagës dhe atë në vijë ajrore prej 1,200 metra nga vendi ku ka filluar përleshja fizike, me çka i akuzuari Nikqi thuhet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 i Kodit Penal të Kosovës.

Kurse, i mituri A.N. thuhet se kishte marrë pjesë në rrahje, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani viktimës M.N, me çka ka kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, paragrafi 1 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img