10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Sot fitoi demokracia në Kuvendin e Kosovës

Pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike, sipas kërkesës së PDK-së të mbështetur nga deputetët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sot, në Kuvendin e Kosovës fitoi demokracia.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i opozitës Memli Krasniqi është shprehur se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë.

“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend.”, shkruan kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, tha se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të imporit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja.”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img