Analisti Baton Haxhiu thotë se nuk i ka pëlqyer Kodi Etik i miratuar nga qeveria e Edi Ramës në Shqipëri. Sipas Haxhiut, aty janë vendosur disa rregulla si të ishin për fëmijët dhe ai vetë s’do t’i respektonte po të ishte ministër.
Haxhiu se përcaktimi i disa rregullave të detajuara, tregon se shumë ministra janë persona pa ndërgjegje.
“Kodi Etik i trajton ministrat si njerëz pa ndërgjegje dhe që s’kanë besim në publik. Ky kod etik spikat rrënimin e ndërgjegjes për ata që drejtojnë ministritë”, tha Haxhiu.
Analisti tha se nëse do të ishte ministër nuk do ta pranonte duke shtuar se kushdo që emërohet “është për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën”, tha Haxhiu.
Ai tha se nëse Rama nuk ka besim tek ministrat e tij, duhet t’i zëvendësojë me të tjerë dhe jo t’i trajtojë si fëmijë.
“Si mund t’i thuash ministrit nuk duhet të shkosh në kazino? Nuk kemi për t’u takuar me biznesmenë. T’i paraprakisht e paragjykon se është i korruptuar”, tha Haxhiu për EuronewsAlbanian.