16.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha tutje që Indeksi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”.

“Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.

Ndryshe më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img