0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje kërkon ndryshimin e Ligjit për Hetim Parlamentar

Një ligj i miratuar në qershorin e 2010-s është baza mbi të cilin vazhdojnë të punojnë deputetët e Kuvendit kur bëhet fjalë për formimin e Komisioneve për Hetim Parlamentar.

Neni 10 i këtij ligji specifikon se kryesues i Komisionit Hetimor nuk mund të jetë nga radhët e iniciuesve e prandaj një grup i pavarur deputetësh kishte iniciuar ndryshimin e tij në vitin 2018 që kaloi në parim e që nuk arriti të bëhej ligj asnjëherë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Tash kur opozitarët e bërë bashkë kanë iniciuar me 40 nënshkrime formimin e Komisionit Hetimor parlamentar për energjinë dhe për kryesues kanë një emër që nuk ka vendosur firmën e tij në këtë nismë, pushteti thotë se kjo është në kundërshtim me nenin 10 të ligjit.

Prandaj Vetëvendosje kërkon që në këmbim të mbështetjes për formimin e këtij komisioni, njëri Grup Parlamentar të tërheqë nënshkrimet, çka po kundërshtohet nga opozita.

Kështu situata ka mbetur e bllokuar kur asnjëra palë nuk heqë dorë nga e drejta e tyre derisa është shfaqur edhe ideja e ndryshimit të Ligjit.

Mimoza Kusari- Lila thotë se ndryshimet nuk do të bëhen kokë më vete, por kur të jenë të gatshëm edhe opozitarët.

“Rrethanat aktuale tregojnë një kokëfortësi të opozitës të mos ndryshojnë asgjë në kërkesën e tyre me 40 nënshkrime përkundër që ka 2 javë që i kemi propozuar që nëse tërhiqen nënshkrimet e njërës parti dhe vendosen të partisë tjetër, e sjellin domosdoshmërinë që të konsiderohet edhe ndryshimi i Ligjit. Edhe këtë nuk do e bëjmë kokë më vete, presim kur të jenë të gatshme edhe partitë politike opozitare të ulen e të trajtojnë me seriozitet ketë çështje”, tha Kusari Lila, RTK.

Por, në PDK e LDK thonë se bllokimi nuk ka të bëjë me paqartësitë ligjore, por me bllokadën që po tenton t’i bëjë atyre pushteti.

“Kjo është vetëm adut momenti të shfrytëzohet koha për t’i ikur llogaridhënies. Ky ligj ka qenë në fuqi kur janë themeluar dhjetëra e dhjetëra komisione hetimore në të gjitha legjislaturat e kaluara. Nuk është pretekst ligji është pretekst fenomeni subjekti e koha dhe akterët që pretendojmë se kanë bërë shkelja të rënda ligjore e financiare në dëm të qytetarëve të vendit.”, tha Shala.

Kurse Driton Selmanaj deputet nga LDK tha se se nuk duhet të merret preteksti që LVV sot po bllokon formimin e një Komisioni Hetimor për qëllime politike, jo për qëllime të ligjit e tash hajde ta ndërrojmë ligjin. Nuk është problem ligji për këtë çështje.

“Ligji duhet adresuar me qetësi, me kohë të mjaftueshme sepse duhet adresuar praktikat më të mira ndërkombëtare për hetim parlamentar”, tha ai.

Krahas iniciativës nga opozita tashmë ka një iniciativë me 41 nënshkrime edhe nga Vetëvendosje për themelim të Komisionit Hetimor, por që kërkojnë hetim për energjinë qysh nga viti 2006.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img