0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: BIK-u gjithmonë ka kultivuar solidaritetin dhe bamirësinë në shoqëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myfitu Naim Tërnava.

Konjufca pas bisedës që zhvilloi me myftiun Tërnava tha se roli i Bashkësisë islame ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar.

Ai tha se BIK-u gjithmonë ka kultivuar solidaritetin dhe bamirësinë në shoqëri.

“Shfrytëzoj rastin t’ia uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve. Po ashtu falenderova myftiun për kontributin që ka dhënë. Më kujtohet dhe vet kur kam qenë i vogël në vitet e 90-ta, roli i BIK-ut, i cili ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar. I falenderova poashtu që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritetin dhe bamirësinë”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img