1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Polici që u gjet i vdekur në bunar, Policia: Dyshime për vetëvrasje

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e policit nga Drenasi i cili u gjet i vdekur në bunar sot pasdite në fshatin Gradicë.

Në përgjigjen e Policisë për Periskopin thuhet se dyshimet janë për vetëvrasje.

‘’ Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimsi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës.’’

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img